Pedro rinovon kontratën me Lazion: Do dëshiroja ta mbyllja këtu karrierën!

Pedro rinovon kontratën me Lazion: Do dëshiroja ta mbyllja këtu karrierën!

21:19, 25/07/2023

I transferuar në vitin 2021 nga rivalët e qytetit, Roma, Pedro e zgjati aventurën te Lazio edhe për një sezon tjetër, pra deri në qershor 2024, pa llogaritur vitin opsional.

Anësori 35-vjeçar mund të qëndrojë në kryeqytetin italian deri në vitin 2025 nëse ky opsion i përfshirë në kontratën e tij aktivizohet nga të dyja palët. Ky njoftim erdhi vetëm pak minuta para konferencës për shtyp të ish-lojtarit të Barcelonës.

Në konferencën për shtyp, spanjolli u shpreh i lumtur që do të jetë përsëri pjesë e Lazio-s.

 “Dua të falënderoj presidentin Lotito, por edhe trajnerin Sarri. Këtu ndihem si në shtëpi, Lazio tani është familja ime. Jam shumë i lumtur që këtë sezon do të luajmë edhe në Champions League. A do ta mbyll karrierën këtu? Pse jo. Këtu ndihem shumë mirë, Italia më ka mirëpritur dhe jam shumë i lumtur, me shokët e skuadrës dhe po ashtu edhe me tifozët. Për mua do të ishte kënaqësi që ta mbyllja karrierën këtu”-përfundoi ish-lojtari i Chelsea dhe Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco