Milan nis të boshatisë skuadrën, tri lojtarë studiojnë ofertat dhe janë pranë largimit

Milan nis të boshatisë skuadrën, tri lojtarë studiojnë ofertat dhe janë pranë largimit

13:58, 25/07/2023

Pasi ka kryer disa blerje në mesfushë e sulm, skuadra e Milan po nis nga puna për të larguar lojtarët e tepërt. Një lëvizje e nevojshme dhe e detyrueshme për të krijuar më shumë hapësira për të sapoardhurit dhe mbushur arkën.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, tri futbollistët e parë që do të lënë Milanello janë Divock Origi, Ante Rebic dhe Yacine Adli, që kanë edhe kërkesa. Këta lojtarë nuk ndodhen me skuadrën për fazën përgatitore në Amerikë dhe janë duke studiuar ofertat që kanë.

Kështu, për sulmuesin belg Origi është interesuar ekipi i West Ham, që synon ta rikthejë në Premier League, ku më parë ka luajtur për Liverpool. Mbrojtësi francez Adli, që ka qenë një “fantazëm” sezonin e fundit, pritet të transferohet në vendlindje, pasi kërkohet nga Lilë, që synon ta rikthejë në League 1.

Kërkesa në merkato ka edhe për Rebic, që kërkohet në Turqi nga Beshiktash dhe nga disa skuadra në Arabinë Saudite. Ky i fundit ndodhet me ekipin në Amerikë, luajti disa minuta në miqësoren me Real Madrid, por lojtari nuk bën pjesë në planet e trajneri Pioli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco