Talenti 20-vjeçar i Liverpoolit: Nuk flas me Klopp, s’më dha asnjë këshillë

Talenti 20-vjeçar i Liverpoolit: Nuk flas me Klopp, s’më dha asnjë këshillë

13:23, 25/07/2023

Një nga transferimet e Liverpoolit në verën e kaluar ishte edhe Fabio Carvalho, talenti i transferuar nga radhët e Fulham për shifrën e pesë milionë paundëve.

Në sezonin e parë me “The Reds”, portugezi mundi të aktivizohej në 21 ndeshje përgjatë sezonit, edhe pse vetëm katër prej tyre i nisi nga minuta e parë.

Këtë verë, në mënyrë që 20-vjeçari të fitojë më shumë eksperiencë dhe të marrë më shumë minuta në këmbë, Liverpooli mendoi ta huazonte në Bundesligë te Leipzig.

Në fjalët e tij të parë si futbollist i gjermanëve, Carvalho zbuloi se nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Jurgen Klopp. Mesfushori me tipare sulmuesi theksoi se nuk u konsultua me teknikun 56-vjeçar për transferimin në Gjermani duke mos marrë asnjë këshillë prej tij, edhe pse Klopp është një njohës i shkëlqyer i Bundesligës.

“Të them të drejtën, unë nuk flas me Jurgen Klopp. Ai nuk më dha asnjë këshillë për kalimin në Gjermani, unë duhet thjesht të mësoj vetë dhe besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’u rritur”, u shpreh Carvalho. Portugezi tashmë është i grumbulluar për fazën përgatitore te Leipzig dhe është gati të marrë minuta edhe në miqësoren e radhës të gjermanëve, atë ndaj Udineses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco