Bayern nuk heq dorë për Harry Kane, klubi bavarez gati të rrisë sërish ofertën

Bayern nuk heq dorë për Harry Kane, klubi bavarez gati të rrisë sërish ofertën

09:21, 23/07/2023

Telenovela e lidhur me të ardhmen e Harry Kane vazhdon, pa u bërë i ditur fundi.

Prej disa kohësh, qendërsulmuesi i Tottenham është vënë në shënjestër të Bayern Munich, i cili duket se e ka bindur lojtarin, por gjen rezistencë të madhe kur ka të bëjë me klubin loindinez. “Spurs”, në fakt, kanë refuzuar një ofertë të parë nga bavarezët të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për të sjellë Kane në “Allianz Arena”.

Pavarësisht kësaj përgjigje negative, Bayern nuk po dorëzohet. Sipas raportimeve të “Bild”, skuadra gjermane është e gatshme të arrijë në 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco