Milani siguron edhe sulmuesin e Villarrealit

Milani siguron edhe sulmuesin e Villarrealit

22:57, 21/07/2023

Samu Chukwueze është një hap larg zyrtarizimit si lojtar i Milanit.

Mungojnë vetëm disa detaje, që “Djalli” të japë njoftimin për blerjen e sulmuesit të Villarrealit.

Operacioni do të mbyllet me rreth 20 milionë si shumë fikse, por me bonuset Villarreali mund të përfitojë në total deri në 30 milionë euro për një lojtar që kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Samu Chukwueze do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për Milanin, pra deri më 30 qershor 2028.

Anësori nigerian do të kompletojë një linjë spektakolare sulmi, ku tashmë janë Rafa Leao, Giroud, Pulisic… dhe së shpejti edhe zvicerani Okafor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco