Mbape shënon në miqësoren e parë të sezonit me PSG-në

Mbape shënon në miqësoren e parë të sezonit me PSG-në

21:51, 21/07/2023

Telenovela “Mbape” duket se do të mbajë të ndezur merkaton e verës, mes pasigurisë së vazhdimit apo jo të tij në kryeqytetin francez.

Por sinjalet e para nga sulmuesi i PSG-së, janë se ai është i përqendruar plotësisht tek ajo që di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën.

Sulmuesi e ka treguar këtë që në ndeshjen e parë miqësore që skuadra e PSG ka zhvilluar në fazën përgatitore, atë kundër Le Havre, teksa ka vulosur suksesin 2-0.

Në një moment ku përgatitja fizike ka rëndësi më shumë, ekip i drejtuar nga Luis Enrike nuk ia doli të shënonte në fraksionin e parë të lojës.

Por në të dytën, me aktivizimin e Mbape, faza ofensive ndryshoi dhe parisienët u bënë më të rrezikshëm.

Fillimisht ishte Ekitike ai i cili gjeti golin e avantazhit e më pas, ishte edhe vetë Mbape i cili në minutën e 91-të vulosi fitoren 2-0.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco