Inter do Sommer, Bayerni nuk pranon më pak se 6 milionë euro

Inter do Sommer, Bayerni nuk pranon më pak se 6 milionë euro

20:18, 21/07/2023

Me kamerunasin Andre Onana tashmë të transferuar zyrtarisht te “djajtë e kuq” të Manchester United, “zikaltrit” e Interit janë duke punuar me kohë të plotë për gjetjen e një portieri të ri, ku lista padyshim që është e gjatë.

Ndër opsionet është dhe portieri i Bayern Munich, Yann Sommer, i cili është i hapur për një kalim te “zikaltrit”, por duket se “bavarezët” janë problemi kryesor, me këta të fundit që nuk pranojnë të ulin çmimin prej 6 milionë eurosh të 34-vjeçarit.

I transferuar vetëm para 6 muajsh te kampionët e Bundesliga, Sommer është një portier i nivelit të lartë, i cili di të bëjë shumë mirë punën e tij, por mesa duket Marotta e Ausilio duan të kursejnë sa më shumë këtë merkato vere e për këtë arsye negociatat kanë ngecur në këtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco