Kualifikimi i Tiranës, Shehi: Çfarë u kërkova djemve përpara ndeshjes

Kualifikimi i Tiranës, Shehi: Çfarë u kërkova djemve përpara ndeshjes

18:17, 21/07/2023

Tirana fitoi 1-2 në Gjeorgji përballë Dinamo Batumit (Lushkja, Deliu), triumf që solli kualifikimin në raundin e dytë të Conference League, aty ku bardheblutë do të sfidojnë turqit e Besikatasit.

Trajneri Orges Shehi, në prononcimin pas ndeshjes theksoi rëndësinë e kalimit të raundit të parë.

Ndërkohë ai zbuloi edhe kërkesën ndaj ekipit përpara duelit me Dinamon.

“Kualifikim i rëndësishëm, përballë një kundërshtari që realisht ka vlera. Në minutat e fundit na rrezikuan dhe futën nën presion, edhe për shkak të atmosferës së tifozëve dhe cilësisë. Jemi të lumtur që kaluam turin. Po mendojmë të ndërtojmë një skuadër të mirë edhe për vazhdimësinë.

Frikë në minutat e fundit? Gjatë minutave të fundit ndryshuam vendosje. Edhe për shkak se kundërshtari shtoi forcat në zonën tonë. U bëmë me 3 qendra, për të mos lejuar krosimet e tyre. Që të ishim ne Zotët e ajrit. Ana psikologjike ishte në favor të kundërshtarit në minutat e fundit.

Besiktasi? Ne e dinim që kur u hodh shorti që do të kishim përballë një nga ‘gjigantët’ e futbollit turk. U kërkova lojtarëve që duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur. Që të shijojmë pastaj përballjen me këtë kundërshtar.

Dihet forca që ka Besiktasi, por më vjen mirë që kaluam turin, sepse është një motiv ana psikologjike për lojtarët, është një bonus. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme”, deklaroi Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco