VIDEO/ Largohet si lojtar i lirë nga Marseille, Dimitri Payet shpërthen në lot

VIDEO/ Largohet si lojtar i lirë nga Marseille, Dimitri Payet shpërthen në lot

17:58, 21/07/2023

Ish-mesfushori i West Ham United, Dimitri Payet, është larguar nga Marseille si lojtar i lirë.

36-vjeçari shpërtheu në lot teksa njoftoi largimin e tij në një konferencë për shtyp në Francë.

Duke folur për largimin e Payet, presidenti i Marseilles, Pablo Longoria, deklaroi: “Unë do të doja të falënderoja Dimitrin për gjithçka që ka sjellë te Olympique de Marseille gjatë gjithë këtyre viteve.

Përtej një talenti të jashtëzakonshëm, dua të përshëndes edhe dashurinë e tij për klubin, për tifozët dhe për qytetin. I uroj më të mirat në fazën e ardhshme të jetës. Dimitri do të jetë gjithmonë në shtëpi këtu”, ka shtuar më tej ai.

Payet nuk udhëtoi në Gjermani me shokët e tij të skuadrës te Marseille për ndeshjet para-sezonale këtë javë për “arsye personale”.

Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte në qershor 2024, por zyrtarët e klubit papritmas vendosën të ndërpresin marrëveshjen e tij një vit më herët.

Vetëm pak javë më parë, francezi zbuloi se nuk donte të largohej nga Marseille këtë verë.

Megjithatë, largimi i tij i papritur do të thotë se ai tani është një lojtar i lirë.

Ai shënoi 78 gola dhe asistoi 95 në 326 paraqitje për klubin gjatë kohës së tij në “Stade Velodrome”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco