Casemiro shfaqet në stërvitje me Man United, mesfushori brazilian i shokon të gjithë me pamjen e tij

Casemiro shfaqet në stërvitje me Man United, mesfushori brazilian i shokon të gjithë me pamjen e tij

15:30, 21/07/2023

Lojtarët e Manchester United janë duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe Casemiro i është bashkuar më në fund skuadrës, pasi ka marrë pushime më të zgjatura.

Brazilianit iu dhanë ditë shtesë pushimi nga trajneri Ten Hag për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren e Brazilit muajin e kaluar.

Më pas ai shkoi në SHBA ku i kaloi pushimet në shoqërinë e familjarëve dhe miqve, por duke u nisur nga pamja fizike, pushimet e ndryshuan për keq.

Casemiro u shfaq në stërvitjen e Djajve të Kuq me një peshë dukshëm të shtuar, gjë që e bëri objekt talljeje nga tifozët.

Mesfushori mbërriti në Old Trafford në verën e vitit të kaluar dhe mund të thuhet me siguri se ai është një nga blerjet më të mira të United në vitet e fundit.

Casemiro ka bërë tashmë 51 paraqitje për Manchester United dhe ishte një lidhje e domosdoshme në ekipin e Eric ten Hag sezonin e kaluar.

 

Ai shënoi shtatë gola dhe vendosi gjashtë prej tyre, që janë shifra mjaft të mira për një lojtar që mbulon pozicionin e mesfushorit të fundit.

Në të kaluarën ai ka luajtur për Real Madridin, me të cilin fitoi gjithçka që kishte për të fituar, ndërsa para “Los Blancos” ai luajti për Porton, që e transferoi nga Sao Paulo i Brazilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco