'Tre Muskutierët' e Barçës bëhen bashkë te Inter Miami, Jordi Alba firmos me klubin amerikan

'Tre Muskutierët' e Barçës bëhen bashkë te Inter Miami, Jordi Alba firmos me klubin amerikan

13:26, 21/07/2023

Inter Miami zyrtarizoi këtë të enjte nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll Jordi Alba , i cili kështu do t'i bashkohet dy ish-shokëve te Barcelona: argjentinasit Lionel Messi dhe bashkatdhetarit të tij Sergio Busquets.

Skuadra amerikane postoi një video në llogarinë e tyre në Twitter, në të cilën shfaqeshin tre fanella: njëra me numrin 18 të Albas, tjetra me 5 të Busquets dhe një e treta me 10 të Messit.

Ky njoftim zyrtar erdhi vetëm dy ditë pasi Jorge Mas, një nga pronarët e Inter Miami dhe drejtuesi i përditshëm i klubit, zbuloi se Alba do t'i bashkohej së shpejti skuadrës.

Messi dhe Busquets, të cilët u prezantuan zyrtarisht të dielën dhe që tashmë po stërviten me Inter Miami, do të ndajnë edhe një herë dhomën e zhveshjes në këtë mënyrë me  Alban me të cilin jetuan një kohë të lavdishme te skuadra e Barçës.

Mbrojtësi i majtë u largua nga Barcelona këtë verë pas 18 vitesh -në periudha të ndryshme- me një klub me të cilin fitoi 18 tituj (6 La Liga, 5 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa Spanjolle, 1 Champions League, 1 Botëror për Klube dhe 1 Superkupë Europiane).

Alba, me depërtimet e tij në të majtë, krijoi një partneritet të madh edhe me Messin, i cili i dha pasime të shumta goli.

Në moshën 34-vjeçare, Alba ishte gjithashtu një referencë e shkëlqyer për skuadrën spanjolle, me të cilën fitoi Europianin e vitit 2012 dhe me të cilën së fundi ngriti kupën e Ligës së Kombeve UEFA si kapiten i kombëtares.

Messi, Busquets dhe tani Alba do të jenë gjithashtu nën komandën e një trajneri gjithashtu me të kaluar te Barça: Argjentinasi Gerardo 'Tata' Martino, i cili zbarkoi te Inter Miami në qershor.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco