Rezultatet e ekipeve shqiptare në Europë/ Duka uron Tiranën, por ka edhe një kërkesë për klubet tona

Rezultatet e ekipeve shqiptare në Europë/ Duka uron Tiranën, por ka edhe një kërkesë për klubet tona

08:53, 21/07/2023

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale skuadrën e Tiranës për kualifikimin e saj të mëtejshëm në Ligën e Konferencës përballë Dinamo Batumi. Numri 1 i FSHF-së, ka theksuar se përtej asaj që u pa sot në fushë edhe nga skuadrat e tjera të Superiores, ky duhej të ishte një moment reflektimi për të gjithë klubet shqiptare.

POSTIMI I DUKËS

Urime Tirana!

I shpreh vlerësimet e mija maksimale skuadrës së Tiranës për kualifikimin e arritur mbrëmjen e sotme (djeshme) ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Një sukses totalisht i merituar i skuadrës tonë që dhuroi një paraqitje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Keqardhje për Egnatian dhe Vllazninë që pavarësisht lojës shumë të mirë në ndeshjet e sotme nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar më tej.

Ky duhet të jetë gjithashtu një moment reflektimi për klubet tona për të punuar me projekte afatgjatë me objektiva të rëndësishëm.

Dua t’i uroj suksese Partizanit dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League.  Me besim dhe impenjim maksimal mund të përballojnë denjësisht kundërshtarët e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco