Fitore e ‘hidhur’, Vllaznia frenohet nga portieri dhe... gjyqtari

Fitore e ‘hidhur’, Vllaznia frenohet nga portieri dhe... gjyqtari

22:46, 20/07/2023

Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, dominoi kundërshtarët, por nuk shkoi më shumë se fitorja 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”.

Rezultat që nuk mjaftoi, pasi në raundin e dytë të Conference League u kualifikua skuadra nga Irlanda e Veriut falë triumfit 3-1 në shtëpi.

Bekim Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 54’, duke realizuar shumë bukur me kokë.

Kuqeblutë pretenduan në të paktën dy raste për penallti, por arbitri azer vijoi lojën në të dy rastet.

Skuadra e Memellit insistoi deri në sekondat e fundit, por nuk ia doli të shfrytëzonte rastet e krijuara. Duke mos ia dalë të dërgonte sfidën në minutat shtesë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco