Manchester United zyrtarizon blerjen e Onanas: Do të lë trashëgiminë time këtu

Manchester United zyrtarizon blerjen e Onanas: Do të lë trashëgiminë time këtu

22:17, 20/07/2023

Andre Onana ka nënshkruar kontratën e tij me Manchester United dhe ka rezervuar fluturim për t’u bashkuar me ‘Djajtë e Kuq” në Nju Jork.

Ish-“gardiani” i Interit ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me opsionin edhe një vit tjetër, pra të paktën deri në vititn 2028.

Portieri 27-vjeçar ishte në Carrington të mërkurën për të përfunduar testet mjekësore dhe për të finalizuar dokumentet për transferimin e tij prej 55 milionë eurosh nga Interi.

Sezonin e kaluar ai fitoi Kupën e Italisë dhe ishte portieri që e e ruajti portën të pastër në më shumë ndeshje.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës.

Të jesh portier në “Old Trafford” do të jetë një tjetër përvojë e mrekullueshme. Ky është fillimi i një rrugëtimi të ri për mua, me shokë të rinj skuadre dhe ambicie të reja.

Manchester United ka një histori të gjatë portierësh të jashtëzakonshëm dhe tani do të jap gjithçka për të krijuar trashëgiminë time në vitet e ardhshme.

Jam i emocionuar nga mundësia për të punuar sërish me Erik ten Hag dhe mezi pres të luaj rolin tim në suksesin e skuadrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco