Gjilani zhgënjen në ‘Fadil Vokrri’, eliminohet nga një ekip i Luksemburgut

Gjilani zhgënjen në ‘Fadil Vokrri’, eliminohet nga një ekip i Luksemburgut

21:56, 20/07/2023

Gjilani bën “vetëvrasje” në sfidën me Progres Niedercorn (Luksemburg) të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke shpërdoruar një mundësi të artë për t’u kualifikuar në raundit e dytë të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro u mposht 0-2 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-4 del jashtë kompeticionit.

Ndëshkimi i Sinanit që në minutën e 14-të me karton të kuq kushtëzoi lojën e Gjilanit, që në inferioritet numerik u ndëshkua në minutën e 65-të nga Mazure-Hanus.

Sapo nisi koha shtesë, Jarmouni realizoi golin e dytë për miqtë, duke hipotekuar kualifikimin.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura të takimit, pavarësisht tentativave deri në dëshpërim të Gjilanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco