Partizani përforcohet me një kroat

Partizani përforcohet me një kroat

20:12, 19/07/2023

Merkato në hyrje te Partizani pas eliminimit nga Bate Borisov në Champions League.

Rrugëtimi europian i kampionëve të Shqipërisë, vijon në raundin e dytë të Conference League, aty ku skuadra e Zekic do të sfidojë Atletic Escaldes, ekipin nga Andorra.

“Demat” kanë prezantuar sot Mateo Kocijan, si lojtari më të ri të skuadrës.

28-vjeçari kroat aktivizohet si mesfushor me tipare mbrojtëse, teksa mund të luajë edhe në rolin e qendërmbrojtësit.

Kocijan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas.

Më parë është aktivizuar në Kroaci me skuadra si Slaven Belupo, Tehnicar 1974, Mladost Sigetec, Borac Imbriovec dhe Mladost Sigetec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco