10 milionë euro për Milot Rashicën

10 milionë euro për Milot Rashicën

16:02, 18/07/2023

Norwich City është duke u munduar ta bëjë sa më shpejt një zgjidhje për Milot Rashicën.

Ylli kosovar nuk dëshiron të luajë në Championship (niveli i dytë i futbollit anglez) dhe po kërkon nga “Canaries” që ta shesin atë.

27-vjeçari kaloi një sezon të shkëlqyer me Galatasarayn në Turqi dhe do të ishte i lumtur nëse do ta vazhdonte eksperiencën në Stamboll.

Sipas gazetarit sportiv turk, Nevzat Dindar, klubi anglez kërkon 10 milionë euro për kartonin e futbollistit vushtrrias.

Norwichi e kishte blerë ish-futbollistin e Vitesses nga Werder Bremeni për 11 milionë euro, prandaj dëshiron ta shesë atë për një shumë të përafërt me aq sa e bleu.

Përfaqësuesi kosovar realizoi 4 gola dhe bëri 6 asistime në 26 paraqitje sa pati në Superligën turke në edicionin 2022-2023.

Kjo nënkupton se ai pati kontribut në gol çdo 90 minuta, respektivisht me një mesatare prej 0,53, statistika e tij e dytë më e mirë në karrierë.

Ndërkohë, Galatasaray është i gatshëm t’i paguajë 7 milionë euro për lojtarin ofensiv.

Sulmuesin anësor e pëlqen edhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Fenerbahçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco