Drejtuesit e Bayernit nisen drejt Londrës për Harry Kane

Drejtuesit e Bayernit nisen drejt Londrës për Harry Kane

10:40, 14/07/2023

Pas refuzimit të ofertës së dytë të “bavarezëve” të Bayern Munich për “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, ditën e sotme, një delegacion i klubit gjerman është nisur drejt Londrës, ku do të negociojnë me presidentin e Spurs, Daniel Levy për arritjen e akordit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, negociatat po ecin me ritëm të shpejt, me kampionët e Bundesligës, që ndihen optimist, teksa tashëm kanë marrë dhe “dritën jeshile” për kalimin në Bavari.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Tottenham ka refuzuar 2 ofertat e para nga “bavarezët” e Bayern Munich dhe tani shifra e vetme që konsiderohet e pranueshme nga anglezët është ajo e 100 milionë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco