Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

'Kam refuzuar 140 milionë euro nga Milani', Lotito tregon prapaskenën e merkatos për yllin e mesfushës

'Kam refuzuar 140 milionë euro nga Milani', Lotito tregon prapaskenën e merkatos për yllin e mesfushës

17:16, 11/07/2023

 

Transferimi tek Al Hilal është shumë pranë, por karriera e yllit të Lazioz, Milinkovic Savic mund të ndryshonte totalisht në vitin 2018. Në atë kohë, Milani i vendosi në pjatë Claudio Lotitos dhe Igli Tares 140 milionë euro për kartonin e mesfushorit serb. Një shifër rekord në raport me 40 milionë eurot që Lazio po përpiqet ta shesë tani drejt Arabisë Saudite.

Këtë gjë e konfirmon vetë presidenti i Lazio, Claudio Lotito që përgjatë një interviste dhënë për “Il Messaggero” zbulon prapaskenën e merkatos në vitin 2018. “Është e vërtetë, vendosa të refuzoja një ofertë nga Galliani prej 140 milionë eurosh për Milinkovic Savicin.

Ishin 60 milionë që do të paguheshin në moment dhe më pas 80 të tjera që do të paguheshin në 5 vite. As nuk jam penduar fare”, shprehet Lotito në intervistën e tij.

Megjithatë, ajo që krijon dyshime mbi këtë deklaratë është se në vitin 2018 pronësin e Milanit e kishte marrë fondi Elliott dhe në krye të merkatos kuqezi ishte Leonardo dhe jo Galliani. Në atë kohë Milani drejtohej nga Gennaro Gattuso dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco