Lotito: Kam refuzuar 140 milionë nga Milani për Sergej Milinkovic, nuk jam penduar

Lotito: Kam refuzuar 140 milionë nga Milani për Sergej Milinkovic, nuk jam penduar

13:25, 11/07/2023

Sergej Milinkovic-Savic do të luajë për Al-Hilal sezonin e ri, me Lazion që do të përfitojë 40 milionë euro për këtë transferim.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, dëshironte ta mbante në ekip mesfushorin, por ky i fund insistoi deri në fund dhe gjithçka u mbyll falë vullnetit të tij.

Lotito, ka treguar se pak kohë më parë ai refuzoi plot 140 milionë euro për mesfushorin.

“Unë doja që ai të qëndronte, madje i ofruam 6 milionë euro në vit për rinovimin e kontratës. Është e vërtetë, pak vite më parë vendosa të refuzoj një ofertë 140 milionë euro nga Galliani dhe Milani. Ishin 60 milionë menjëherë dhe 80 të tjera që do të paguheshin në 5 vitet e ardhshme. Nuk jam penduar”, tha presidenti i Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco