Fanella e Messit ekspozohet në muzeun e FIFA-s

Fanella e Messit ekspozohet në muzeun e FIFA-s

12:01, 11/07/2023

Tre muaj pas hapjes së ekspozitës së Kupës së Botës “Katar 2022”, muzeu i FIFA-s e ka shtuar një objekt mjaft special në koleksionin e tij: njërën nga fanellat e fundit të veshura nga Lionel Messi.

Të gjithë objektet në ekspozitë u mblodhën nga një ekip i muzeut të FIFA-s gjatë Botërorit të Katarit.

Ekspozita plotësohet nga një ilustrim që i nxjerr në pah momentet e protagonistëve të turneut.

Të gjithë vizitorët e muzeut mund ta admirojnë kampionin e botës në galerinë e Botërorit të FIFA-s. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco