Formula 1/ Verstappen thumbon shokun e skuadrës: Mund t’i fitoj i vetëm të dy titujt kampionë

Formula 1/ Verstappen thumbon shokun e skuadrës: Mund t’i fitoj i vetëm të dy titujt kampionë

11:02, 11/07/2023

Skuadra Red Bull po dominon sezonin 2023 të Formula 1, duke i fituar të gjitha garat e zhvilluara deri më tani.

Nga 10 gara të zhvilluara deri më tani (është anuluar ajo e Emilia Romagna), 8 janë fituar nga Max Verstappen dhe dy nga Sergio Perez.

Gjithsesi, meksikani ka humbur busullën në garat e fundit, duke zhgënjyer si në provat zyrtare ashtu dhe në garë.

Kjo ka vënë në dyshim qëndrimin e tij te Red Bull, ku mund të rikthehet veterani Daniel Ricciardo.

Ai që turbullon edhe më shumë ujërat është Verstappen, që u shpreh: “Nuk e kuptoj paraqitjen e Sergio në provat zyrtare, pasi po eliminohet shumë shpejt. Me këtë makinë duhet të jetë në sesionin e tretë. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të”.

Pas fitoreve në 6 garat e fundit, Verstappen ka 99 pikë avantazh në renditjen e përgjithshme ndaj Perez, ndaj të cilit hedh disa kunja.

“Ne po luftojmë edhe për fitoren e titullit kampion për skuadra, por duke parë situatën aktuale, mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt”, tha holandezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco