Pranohet nga gjykata padia për Ancelottin: 'Prishi imazhin e Valencias'

Pranohet nga gjykata padia për Ancelottin: 'Prishi imazhin e Valencias'

20:38, 10/07/2023

 

Ministria Publike Spanjolle pranoi ankesën e paraqitur nga Shoqata e Aksionarëve të Vegjël të Valencias (APAVCF) kundër Carlo Ancelottit, trajner i Realit të Madridit.

Kjo shoqatë e denoncoi trajnerin italian për deklaratat e tij pas ndeshjes së zhvilluar në Mestalla, më 21 maj, ku ai siguroi se i gjithë stadiumi i Mestalla e kishte thirrur “majmun” Vinicius Jr gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid.

Kjo ndeshje u ndërpre nga Vinícius për të denoncuar një fans të Valencias, i cili e ofendonte me veprime raciste, por braziliani u nxor nga loja me karton të kuq.

“Ai ka tentuar të ofendojë një stadium të tërë me 46 mijë shikues para mediave të pranishme në sallën e shtypit të Mestallas”, thuhet në njoftimin e APAVCF.

Për më tepër, shoqata shpreh keqardhjen që këto “akuza të rreme”, që janë bërë “ndoshta qëllimisht”.

“Valencias iu dëmtua imazhi, por edhe tërë Komunitetit Valencian, duke e lidhur atë me racizëm të përgjithësuar”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco