Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin e edicionit të tretë/ Prestige MFC shpallet kampion, mund në finale Art Inox

Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin e edicionit të tretë/ Prestige MFC shpallet kampion, mund në finale Art Inox

10:25, 10/07/2023

Prestige MFC është ekipi fitues i Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 për sezonin futbollistik 2022-2023, pasi mposhti në finale Art Inox me rezultatin 4-1.

Në takimin final të këtij edicioni, mjaft të luftuar nga të dyja skuadrat, kryeqytetasit ia dolën të kurorëzoheshin kampionë të Shqipërisë në këtë kompeticion të rëndësishëm.

5 gola të shënuar dhe shumë raste të krijuara nga të dyja ekipet në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar në kompleksin ‘East Park’. Ishin kavajasit ata të cilët kaluan të parët në avantazh me Kullollin, që në minutën e 14-të, por Hysko përmbysi shifrat me një dygolësh për Prestige në minutën e 19-të dhe 27-të.

Image

Dy golat e tjerë të sfidës u shënuan nga Ademi dhe Biba, me Prestige që buzëqeshi në fund dhe u shpall kështu fitues i kampionatit Kombëtar 5×5.

Image

Kupa dhe medaljet për fituesit u dorëzuan nga drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jurgen Demneri.

Image

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbylli sakaq edicionin e tij të tretë, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe duke u organizuar në disa zona të vendit.

Image

Edhe më shumë ekipe pritet të regjistrohen sezonin e ardhshëm futbollistik, teksa regjistrimet kanë nisur tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco