Harry Kane/ Bayerni ushtron presion, Tottenhami reziston

Harry Kane/ Bayerni ushtron presion, Tottenhami reziston

16:51, 09/07/2023

Bayern Munchen ka piketuar Harry Kane si objektivin kryesor të merkatos. Kapiteni dhe goleadori i Tottenhamit, njëkohësisht edhe i kombëtares angleze, pritet të largohet nga Londra.

Por, arritja e marrëveshjes me presidentin Daniel Levy, është një mision tepër i komplikuar. Edhe pse ky i fundit do të “dorëzohet” në fund, pasi Kane ka edhe një vit kontratë me Spurs.

Me kreun e klubit ishullor që vështirë të rrezikojë humbjen e “yllit” të skuadrës me parametra zero në fundin e sezonit të ardhshëm.

70 mln euro ishte oferta e parë e kampionëve të Gjermanisë. Që u refuzua menjëherë nga presidenca e Tottenhamit. Shtypi britanik shkruan se Bayerni ka rritur propozimin.

Amazon just released bargains, and we've searched the sale to find the 20 best 2023 Prime Day deals to add to your cart.

Duke ofruar mbi 80 milionë euro për golashënuesin më të mirë në historinë e kombëtares së Anglisë. Por sërish përgjigje negative nga Londra.

Pasi te Tottenhami duan mininalisht 100 milionë euro për të lejuar kalimin e sulmuesit te rekordmenët e futbollit gjerman.

Kane mori një ofertë rinovimi nga klubi aktual. Që ishte gati t’i dërgonte pagën nga 200 në 300 mijë paund në javë, por bomberi anglez e refuzoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco