Chelsea ka shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit, mbi 2 miliardë euro në merkato

Chelsea ka shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit, mbi 2 miliardë euro në merkato

16:10, 09/07/2023

Chelsea është bërë klubi që ka shpenzuar më shumë në merkato në 10 vitet e fundit. Blutë e Londrës  kanë harxhuar më shumë se dy miliard euro si asnjë klub tjetër europian. Ardhja e sulmuesit francez Christopher Nkunku, i paguar 60 milionë euro nga Leipzig ka thyer barrierat duke e bërë Chelsea-n klubin me transferimet më të shtrenjta në histori.

Sipas vlerësimit të paktën 30 prej këtyre lojtarëve kanë kushtuar 30 milionë euro secili. Ndërsa 14 prej tyre e kanë kaluar shifrën e 50 milionë eurove. Londinezët regjistruan kulmin e blerjeve edicionin e kaluar me 611 milionë e gjysmë të shpenzuara.

Pas londinezëve vendin e dytë e mbajnë  kampionët në fuqi të Champions League, Manchester City. Qytetarët kanë shpenzuar afro 1.7  miliardë euro dhe në fund u kurorëzuan si mbretër të Europës.

Pas tyre qëndrojnë rivalët e Manchester United,  vlera e të cilëve është pak miliona më e ulët me 1.6 miliard. Në vendin e katërt qëndron Barcelona që u përball me periudhën pas-Messit, ndërsa në vendin e pestë ndodhet Juventus.


Mes skuadrave italiane, bardhezinjtë janë të parët në merkato me mbi një miliardë e gjysmë euro të shpenzuara. Edhe Interi e kalon një miliard euro dhe pozicionohet në vendin e 12 .Ndërsa  Roma, Milani dhe Napoli nuk e kalojnë një miliard euro dhe mbajnë vendet e fundit në renditjen 20 skuadrave që kanë shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit.

Sa i përket klubeve gjermane, Bundesliga është e vetmja nga pesë kampionatet europiane që nuk përfaqësohet në këtë klasifikim, pavarësisht suksesit ndërkombëtar të Bayern Munchen apo Borussia Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco