Nuk ndalet PSG: Vjen lojtari i Bayernit, klubi francez paguan 50 milionë euro për kartonin e tij

Nuk ndalet PSG: Vjen lojtari i Bayernit, klubi francez paguan 50 milionë euro për kartonin e tij

14:55, 09/07/2023

Skuadra e Paris Saint-Germain konfirmoi sot zyrtarisht se futbollisti francez Lucas Hernandez është lojtari më i ri i klubit tw tyre dhe se e bleu kartonin e tij nga Bayerni.

Sipas raportimeve, mbrojtësi i majtë ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me skuadrën nga Parisi dhe është një lojtar që ka bërë 33 paraqitje për kombëtaren franceze dhe në një prononcim për faqen e klubit ka thënë se është shumë i emocionuar që i bashkohet PSG-së.

"Jam shumë i emocionuar. Kam pritur një kohë të gjatë për t'iu bashkuar PSG-së dhe më në fund ndodhi. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu," tha Hernandez.

Hernandez ka nënshkruar kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2028 dhe raportohet se skuadra franceze ka paguar nga 48 deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Më herët PSG transferoi Manuel Ugarte nga Sportingu portugez për 60 milionë euro, Milan Skriniar nga Interi si lojtar i lirë, Hugo Ekitike nga Rennes për 28 milionë euro dhe Marco Asensio nga Reali gjithashtu si lojtar i lirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco