UEFA ka gati dënimin për Juventusin, mbetet jashtë Conference League?

UEFA ka gati dënimin për Juventusin, mbetet jashtë Conference League?

12:11, 09/07/2023

Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA.

Qeveria e futbollit europian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve  të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të Fair Play-it Financiar.

Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës dhe me shumë mundësi do të kemi skualifikim për një vit në Kupat e Europës për “Zonjën e Vjetër”.

Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Conference League-s, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në KAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin 2024-2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco