Një sulmues mbërrin në Katalonjë, Barcelona përfundon marrëveshjen më të madhe në historinë e futbollit brazilian

Një sulmues mbërrin në Katalonjë, Barcelona përfundon marrëveshjen më të madhe në historinë e futbollit brazilian

10:33, 09/07/2023

Është arritur një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e futbollit të Amerikës së Jugut mes Barcelonës dhe Athletico Paranaense, pretendon rrjeti i famshëm televiziv brazilian Globo.

Pretendohet se gjithçka është firmosur zyrtarisht dhe se vetëm pritet që klubet të njoftojnë se Vitor Roque (18) ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me gjigantët katalanas.

Vlera e gjithë marrëveshjes arrin në 74 milionë euro dhe kjo pasi pjesa fikse e transfertës do të arrijë në 40 milionë euro.

Rreth 21 milionë euro do të shkojnë për bonuse si numri i ndeshjeve, golave ​​e të ngjashme, ndërsa 13 milionë shtesë do të shkojnë për taksat dhe tarifat e tjera të ndryshme për drejtuesit.

Image

"Kjo është marrëveshja e dytë më e madhe në historinë e futbollit brazilian. Vitor Roque e kaloi transferimin e Endrick te Real (me bonuse prej 72 milionë euro), duke patur përpara vetëm Neymar, transferimi i të cilit nga Santos te Barcelona kushtoi 88.4 milionë euro, pasi Athletico ruajti 20 për qind të të drejtave ekonomike për Roque, agjencia e menaxhimit që përfaqëson lojtarin pretendon se ky është në fakt transferimi më i madh në historinë e futbollit brazilian. E gjithë marrëveshja u kontraktua nga drejtorët e klubeve", shkruan Globo.

I njëjti burim ka thënë se klubi brazilian i ka paraqitur Barcelonës oferta më të forta për Roquen që kanë mbërritur ditët e fundit, përkatësisht nga Manchester United, Chelsea, PSG dhe Tottenham.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco