Ndryshimet te Milani, Baresi fiton më shumë të drejta vendimmarrjeje

Ndryshimet te Milani, Baresi fiton më shumë të drejta vendimmarrjeje

09:21, 09/07/2023

Me ndryshimet që janë bërë në rang drejtues te klubi i Milanit, Franco Baresi do të përfshihet më shumë në aktivitetet e klubit.

Ish-kapiteni historik, aktualisht nënpresident nderi, sipas informacioneve të dhënë nga “Milannews” do të ndajë përvojën e tij për mbi 40-vjeçare me “kuqezinjtë” e Italisë dhe besueshmërinë e tij për të mirën e menaxhmentit dhe komponentit sportiv, duke kontribuar në procesin e forcimit të “Djallit” pas riorganizimi të fundit të korporatës.

Baresi, i vlerësuar shumë nga pronarët dhe menaxhmenti i klubit, do të jetë një “garanci e mëtejshme për të gjithë tifozët, duke përfaqësuar vlerat themeluese dhe të pandryshuara të familjes ‘kuqezi’, ndërsa do të ketë më shumë të drejta vendimmarrjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco