Umtiti qëndron në Itali, kërkohet nga klubi i Seria A

Umtiti qëndron në Itali, kërkohet nga klubi i Seria A

22:35, 08/07/2023

E ardhmja e Samuel Umtiti duket se do të jetë në Itali.

Pas sezonit të fundit te Lecce ku ishte në formë huazimi nga Barcelona, francezi vendosi që të mbyllte bashkëpunimin edhe me klubin që kishte në pronësi kartonin e tij, pra me katalanasit.

Kështu, mbrojtësi aktualisht është një lojtar i lirë që mund të firmosë me cilindo klub që ai pëlqen.

Mediet italiane bëjnë me dije se Hellas Verona ka shfaqur interes për francezin dhe ka gati ofertën për 29-vjeçarin.

Pas këtij vendimi qëndron trajneri Marco Baroni, i cili ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me mbrojtësin francez.

Klubi i Veronës po vlerëson të gjitha kushtet dhe në ditët në vijim mund të bëjë lëvizje konkrete për t’i dhënë trajnerit mbrojtësin e dëshiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco