Lukaku po mendon seriozisht lëvizjen drejt ligës saudite, pasi Chelsea refuzoi ofertën e Interit

Lukaku po mendon seriozisht lëvizjen drejt ligës saudite, pasi Chelsea refuzoi ofertën e Interit

21:53, 08/07/2023

Romelu Lukaku po mendon seriozisht të kalojë në Ligën Pro Saudite.

Interi bëri një ofertë prej rreth 30 milionë euro për t’u paguar me këste për Lukakun, por Chelsea e refuzoi atë.

Me Interin që nuk arrin të bëjë një ofertë serioze për Lukakun, “blutë” e kanë vendosur belgun në merkato dhe janë të gatshëm ta shesin atë për 45 milionë euro.

Ndërkohë, AlHilal dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë hyrë në garë për Lukakun por ende nuk kanë dorëzuar ofertën.

Chelsea mund të përfundojë duke bërë biznes me Juventusin në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para për Dusan Vlahovic. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco