Superiorja gati të ndryshojë formatin e saj, FSHF & UEFA propozojnë katër opsione

Superiorja gati të ndryshojë formatin e saj, FSHF & UEFA propozojnë katër opsione

14:07, 08/07/2023

Superioria është gati të ndryshojë formatin e saj. Federata Shqiptare në bashkëpunim me UEFA-n kanë propoziuar 4 opsione, ku në thelb shumica i qëndrojnë besnik sistemit me 10 ekipe, por duke i  modifikuar. Një nga opsionet është edhe krijimi i një turneu të ri, teksa nuk përjashtohet rritja e numrit të ekipeve në ligë. Klubet ranë dakord për disa ndryshime, së shpejti vendimi përfundimtar

Ndryshimi i Formatit të ri të Superiores është tema me e diskutuar e dy ditëve të fundit në futbollin shqiptar. Pas një studimit të bërë, në takimin me dhjetë presidentët e Superiores, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n kanë propozuar 4 opsione.

Janë diskutuar si fillimi detajet e 5 varianteve të opsionit të parë. Te ky opsion në thelb kemi atë, që ndryshe quhet “Final 4”: 4 ekipet e renditura të para pas përfundimit të kampionatit do të zhvillojnë një fazë “Play Out” të quajtur “Final 4” për të përcaktuar ekipin kampion.Ky opsion propozohet për ta bërë garën më emocionuese dhe sfiduese.

Image

Teksa në opsionin e dytë propozohet krijimi i njё turneu tё ri, i cili sipas FSHF-së dhe UEFA-s, do tё ngjallte njё interes tё madh tё fansave dhe tek ekipet gjithashtu, duke rivalizuar pёr trofe tё rinj. Edhe ky opsion vjen me tre variante të detajuara.

Image

 Ndërsa opsioni i tretë ka në thelb ndryshimin e formatit të kampionatit. Ky opsion e vazhdon sistemin me 10 ekipe, por me disa ndryshime nё format pёr ta bёrё mё tёrheqёs dhe sfidues.

Image

 Ka edhe një “opsion i 3-të bis”, i cili jep të tjera variante të ndryshimit të formatit, duke i qëndruar gjithnjë besnik sistemit me 10 skuadra.

Image

Ndërkohë që në fund është radhitur opsioni i 4-t, i cili propozon ndryshimin e numrit të skuadrave në Superligë. Rritja e numrit tё ekipeve pjesёmarrёse e bёn atё mё interesante dhe sfiduese dhe gjithashtu tё lejon mundёsinё e aplikimit tё opsioneve tё ndryshme. Nё Europё janё 10 shtete tё cilat përdorin 4 variante tё ndryshme tё ligёs me 12 ekipe si Bosnje-Hercegovina, Hungaria, Danimarka, Austria, Skocia, etj.

Image

 

Në ditët në vijim pritet që Departamenti i Garave së bashku me Departamentin Juridik dhe atë të Marketingut të finalizojnë dokumentin përfundimtar nisur dhe nga sugjerimet e bëra nga klubet, që parimisht ishin dakord për të bërë ndryshime dhe më pas materiali do t’i dërgohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për miratim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco