Golashënuesi më i mirë në La Liga 2, Uzuni tani kërkohet dhe nga Sevilja

Golashënuesi më i mirë në La Liga 2, Uzuni tani kërkohet dhe nga Sevilja

16:59, 07/07/2023

Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët më të mirë në La Liga 2 sezonin e kaluar, ku u shpall dhe golashënues, duke ndihmuar Granadën të rikthehej në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo gjë nuk mungoi pa rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha në Spanjë, teksa bëhet me dije dhe se cili klub ka shfaqur interes për yllin e Kombëtares shqiptare.

Siç raporton “Copa”, Sevilja është gati që të bisedojë me Granadën rreth shërbimeve të Uzunit, duke e parë atë si zëvendësuesin e duhur të En-Nezirit, i cili pritet të largohet.

Gjithashtu dhe mediat rreth kampionëve të Ligës së Europës kanë filluar të analizojnë sulmuesin kuqezi, duke e konsideruar si një lëvizje të zgjuar nga ana e Seviljes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco