Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Publikohet lista e lojtarëve të Partizanit për sfidën e Championsit me Bate Borisov

Publikohet lista e lojtarëve të Partizanit për sfidën e Championsit me Bate Borisov

16:24, 07/07/2023

Partizani do luajë kundër BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League.

Më 11 korrik në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45, kampionët e Shqipërisë do kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit në Hungari me një rezultat pozitiv, teksa UEFA ka treguar edhe listën e lojtarëve të regjistruar nga trajneri Zoran Zekic.

Në 22 emrat e renditur në UEFA, mungon afrimi i fundit, Gjelbrim Taipi dhe Matondo e Rexhepi.

Në portë të gatshëm do jenë Hoxha dhe Qirko, teksa në mbrojtje bie në sy një prapavijë pa shumë eksperiencë.

Në mesfushë janë afrimet e verës, si Mehmeti dhe Grezda, teksa në sulm edhe Keko, së bashku me lojtarët që ishin edhe sezonin e fundit.

Lista e të kuqve për Champions League

Portierë: Alban Hoxha, Pano Qirko

Mbrojtës: Atanaskoski, Preka, Buxhelaj, Sota, Saliu, Hadroj

Mesfushorë: Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maguette, Telushi, Murataj, Bilalli, Rrapaj

Sulmues: Selmani, Keko, Cara, Mensah, Da Silva, Mba

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco