Schweinsteiger fajëson Guardiolën për krizën e futbollit gjerman

Schweinsteiger fajëson Guardiolën për krizën e futbollit gjerman

21:13, 06/07/2023

Futbolli gjerman po kalon një krizë të paprecedentë. Skuadra e të rriturve është eliminuar dy herë radhazi në Botëror në fazën e grupeve dhe e ardhmja nuk duket shumë më e mirë, duke marrë parasysh edhe dështimin e fundit të U-21 në fazën e grupeve të Europianit.

Bastian Schweinsteiger, një legjendë e “Mannschaft” dhe anëtar i atij ekipi që ngriti Kupën e Botës së fundit nëntë vjet më parë, në Brazil, beson se Pep Guardiola është kryesisht fajtori për këtë rënie.

Në një intervistë për “talkSPORT”, ish-lojtari i Bayernit shpjegoi teorinë e tij:

“Kur mbërriti në Gjermani, të gjithë ishin të mendimit se duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasime të shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte se ne humbëm vlerat tona.

Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak, që gjithmonë ka vrapuar deri në fund.

Mendoj se e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, sepse thjesht e kemi harruar. Ne ishim më të përqendruar në pasimin e topit bukur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco