Bonucci drejt largimit nga Juventusi, aventura e re mund të jetë në Angli

Bonucci drejt largimit nga Juventusi, aventura e re mund të jetë në Angli

17:25, 06/07/2023

 

Leonardo Bonucci nuk është më një lojtar i paprekshëm për Juventusin. Mbrojtësi 36-vjeçar ka përfunduar në merkato pas ardhjes së Giuntolit dhe tashmë duhet të kërkojë për një aventurë të re.

Sipas asaj që raportojnë media italiane, Bonucci nuk shihet më si një titullar nga Allegri dhe paga e tij si një lojtar stoli peshon shumë. Veterani italian përfiton rreth 6.5 milionë euro në sezon dhe me kushtet ekonomike ku ndodhet Juventusi, është diçka e papërballueshme.

Kështu Giuntoli, por edhe agjentët e lojtarit kanë nisur nga puna për aventurën e re. Për momentin përjashtohen opsionet që e çojnë Bonuccin në Arabinë Saudite dhe Amerikë. Italiani dëshiron të qndrojë ende në nivele të larta dhe pista më konkrete është ajo që e çon te Newcastle. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco