Pano Qirko bind drejtuesit e Partizanit, portieri 24-vjeçar firmos kontratë 4-vjeçare me 'të kuqtë'

Pano Qirko bind drejtuesit e Partizanit, portieri 24-vjeçar firmos kontratë 4-vjeçare me 'të kuqtë'

15:27, 05/07/2023

Klubi i Partizanit sapo ka zyrtarizuar blerjen e kartonit të portierit, Pano Qirko. 24-vjeçari i ishte bashkuar “Demave të Kuq” në formën e huazimit, por siç duket, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë arritur marrëveshjen me Teutën për transferimin përfundimtar të lojtarit në fjalë.

Qirko do të jetë pjesë e Partizanit deri në qershor të vitit 2027 (kontratë 4 vjeçare), me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

ImagePan

Qirko në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e Flamurtarit ku dhe është formuar si futbollist, ndërkohë ka patur eksperienca dhe me Bylisin e Tiranën, por me bardheblutë nuk debutoi asnjëherë në kampionat. Në sezonin e fundit, Qirko ishte titullar i padiskutueshëm tek “djemtë e detit”, 34 ndeshje të plota.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco