Zyrtare: Ancelotti merr drejtimin e Brazilit

Zyrtare: Ancelotti merr drejtimin e Brazilit

09:17, 05/07/2023

Njoftim surprizë, direkt nga Brazili: Carlo Ancelotti do të jetë trajner i ri i Seleçaos duke filluar nga Copa America 2024, mes qershorit dhe korrikut të ardhshëm, kur do të skadojë kontrata e tij me Real Madridin. 

Ishte Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, ai i cili dha lajmin e bujshëm.

Ndërkohë, deri atëherë, kombëtarja amerikano-jugore do të jetë në dorën e Fernando Diniz, trajnerit të Fluminense, që ta marrë këtë rol në mënyrë të përkohshme, duke ruajtur drejtimin teknik të klubit brazilian. Prezantimi zyrtar do të mbahet sot në orën 15.00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco