Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Keidi Bare në kërkim të një ekipi të ri

Keidi Bare në kërkim të një ekipi të ri

22:48, 04/07/2023

 

Espanyol sezonin e ri do jetë pjesë e La Liga 2 në Spanjë, me ekipin katalanas që u rrëzua nga elita e futbollit. Në të tilla kushte, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është në kërkim të një ekipi të ri.

Mediet në Spanjë bëjnë me dije se fieraku është mes emrave që kërkojnë largimin dhe e kanë të paqartë të ardhmen në këtë klub, kjo për shkak të pagesave të larta dhe formës së mirë, duke bërë që në drejtim të tyre të ketë oferta.
Me vlerë 3 milionë euro në treg dhe një vit kontratë të mbetur me Espanyolin, Bare duket se duhet të bindë drejtuesit për një largim falas, ose klubi katalanas të ulet më poshtë në kërkesat që ka për mesfushorin.

I dëmtuar një disa muaj sezonin e fundit, Bare u ritkhye në fushë gjatë disa ndeshjeve, por pa mundur të shpëtojë të tijtë nga rrëzimi në ligën e dytë.

Edhe pse Luis Garcia e konsideron të rëndësishëm për ekipin, Bare po sheh mundësitë për një skuadër të re. 25-vjeçari është një "armë" më shumë edhe për trajnerin Sylvinho në Kombëtaren kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco