Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar prezantohet te Slavia e Pragës

Hap i madh në karrierë, talenti shqiptar prezantohet te Slavia e Pragës

22:39, 04/07/2023

Vetëm 18-vjeç, talenti shqiptar i Kosovës, Elmedin Rama, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar një klubi të madh në elitën e futbollit çek, si Slavia e Pragës. 

Rama firmosi një kontratë 3-vjeçare, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e Trepçës në Kosovë, teksa sulmuesi arriti të shënonte plot 35 gola me ekipin e të rinjve, ndërkohë që ndihmoi disa herë edhe skuadrën e parë të Trepçes 89’.

Shtatlarti Rama është edhe pjesë e Kosovës U-19. 

18-vjeçari fillimisht pritet të luajë me ekipin B të Slavias, teksa shpreson që shumë shpejt të fitojë besimin e trajnerit për në ekipin A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco