Përballje kampionësh në prag të Championsit, Partizani mposhtet nga Ballkani i Ilir Dajës

Përballje kampionësh në prag të Championsit, Partizani mposhtet nga Ballkani i Ilir Dajës

22:14, 04/07/2023

U luajt në orën 20:00 në stadiumin “Kukës Arena”, miqësorja mes Partizanit dhe Ballkanit.

Dy skuadrat kampione të kampionateve respektive, matën forcat, në prag të dueleve të fazës së parë të Champions-it, teksa ishte skuadra e Ilir Dajës, ajo që triumfoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të kampionëve të Kosovës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Partizani arriti të shënonte me anë të brazilianit Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të. 

Vlen të theksohet fakti se ky duel miqësor, u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, që ishin të pranishëm në stadiumin e Kukësit. 

Kujtojmë që Partizani në turin e parë të Champions-it, do të përballet me BATE Borisov, ndërsa Ballkani i Ilir Dajës do të luajë kundër bullgarëve të Ludogorets. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco