Marseille prezanton trajnerin e ri, Marcelino: Nuk jam këtu si mik i presidentit

Marseille prezanton trajnerin e ri, Marcelino: Nuk jam këtu si mik i presidentit

21:28, 04/07/2023

Marseille ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me klubin që pasditen e sotme prezantoi edhe trajnerin e ri, Marcelino Garcia Toral.

57-vjeçari pason kështu në krye të pankinës kroatin Igor Tudor dhe në fjalët e para ai u shpreh shumë i lumtur për këtë aventurë.

“Unë e njoh prej vitesh presidentin Longoria, por secili prej nesh ka një përkufizim të ndryshëm të miqësisë. Për mua, me gjithë respektin, ai është mik i mirë, por këtu nuk jam si mik apo shok i presidentit.

Unë sot jam i lumtur për këtë detyrë të re dhe kjo është falë punës sime dhe stafit tim. Unë jam profesionist dhe për 20 vite kam arritur qëllime apo edhe tejkaluar pritshmëritë në shumicën e rasteve.

Ne duhet të fokusohemi tek e ardhmja dhe të rritemi gradualisht, asgjë nuk vjen papritur. Të gjithë duhet të punojmë dhe të sakrifikojmë për të arritur qëllimet, sepse Marseille është një klub me shumë traditë”, përfundoi trajneri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco