Xhaka drejt Gjermanisë, ja çfarë e mban peng largimin e tij nga Arsenali

Xhaka drejt Gjermanisë, ja çfarë e mban peng largimin e tij nga Arsenali

20:40, 04/07/2023

 

Mungon vetëm një detaj i fundit që Granit Xhaka të largohet nga Arsenali. Gjithçka lidhet me Declan Rice i cili ende nuk është zyrtarizuar si një lojtar i Arsenalit.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze mesfushori me orgjinë shqiptare do të rikthehet në Gjermani, aty ku do të aktivizohet për Bayer Leverkusen. Marrëveshja mes palëve është arritur që në muajin maj, por gjithçka po mbetet peng nga tratativa mes Arsenalit dhe West Hamit për Declan Rice.

Me shumë mundësi gjithçka pritet që të zgjidhet brenda pak ditëve dhe Xhaka do të vihet nën urdhrat e Xabi Alonsos, personi që e kërkoi me ngulm transferimin e tij te Leverkuseni. /oversport.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco