UEFA përjashton klubin spanjoll për trukimet e 10 viteve më parë

UEFA përjashton klubin spanjoll për trukimet e 10 viteve më parë

20:27, 04/07/2023

Klubi i Osasunës nuk ka arritur t’i gëzohet kualifikimit në Ligën e Konferencës në këtë edicion.

Skuadra spanjolle ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA, e cila e ka përjashtuar për shkak të trukimeve të ndeshjeve nga ky klub rreth 10 vite më parë.

Gjykata Sportive në Spanjë ka dënuar Osasunën pas shumë vitesh të kaluara në sallat e gjyqeve, për trukimet e rezultateve të ndeshjeve në La Liga në sezonin 2013-2014, kur nëpërmjet pagesave ndaj klubeve të tjera, dakordësohej për rezultate të caktuara që i mundësonin mbijetesën në La Liga.

UEFA bëri të ditur dy javë më parë se kishte përjashtuar Osasunën nga Liga e Konferencës, pasi ky klub kishte siguruar pjesëmarrjen me vendin e 7 në kampionat.

Ndërsa sot, ishte vetë klubi i cili në një komunikatë zyrtare konfirmoi se i njëjti vendim kishte qëndruar në fuqi nga Komisioni i Apelit të UEFA-s, me KAS-in e Lozanës që mbetej e vetmja zgjidhje për këtë situatë.

Ndonëse spanjollët bënë të ditur se do të drejtoheshin te gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit për të kthyer vendimin e UEFA-s, precedentët e saj bëjnë thuajse të pamundur që kjo çështje të ketë një rrjedhë ndryshe.

Kështu, në vend të Osasunës, në këtë aktivitet pritet të shkojë Atletik Bilbao që u rendit në vendin e 8-të në kampionatin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco