Armando Broja lë pas dëmtimin dhe nis stërvitjen nën urdhrat e Pochettinos

Armando Broja lë pas dëmtimin dhe nis stërvitjen nën urdhrat e Pochettinos

19:33, 04/07/2023

Chelsea ka kryer seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit të ri, Mauricio Pochettino, i cili duket se e ka nisur menjëherë me ritme të larta.

Në këtë seancë u paraqit dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është i gatshëm për “Blutë”.

Ai shfaqet në palestër me pjesën tjetër të skuadrës, teksa duket se kryen një stërvitje intensive, ku së bashku me të ndodhet dhe përgatitësi atletik, i cili i thotë shpesh Brojës: “Shtyje, shtyje, shtyje”.

Chelsea do të nisë fazën përgatitore kundër skuadrës së Urekshem, e cila fitoi zemrat e tifozëve anglez pasi u ngjit në mënyrë dramatike në League Two, ndërsa më pas do të udhëtojë për në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco