VIDEO/ Enkileda Carja, medalje ari dhe rekord në Kampionatin Europian

VIDEO/ Enkileda Carja, medalje ari dhe rekord në Kampionatin Europian

18:53, 04/07/2023

Shqipëria do të vijojë të jetë në krye të sportit të peshëngritjes edhe për shumë vite. Siguria vjen nga grupi i sportistëve të rinj.

Së fundi, ishte radha e Enkileda Carja, e cila ka shkëlqyer në Kampionatin Europian për U15-U17 në Moldavi.

Sportistja kuqezi regjistroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke fituar medalje ari për Shqipërinë në shkëputje dhe vendosi dy rekorde europiane.

Në konkurrimin në peshën deri 59 kg, Carja arriti të ngrinte 81 kg në provën e parë të stilit të shkëputjes. Sportistja elitare e theu rekordin në provat e radhës, duke ngritur 84 kg. Ky është rezultati më i lartë në këtë disiplinë, duke vendosur edhe një primat kontinental.

“Një super performacë nga sportistja elitare e ekipit kombëtar shqiptar Enkileda Carja, e cila arriti 81 KG në stilin e shkëputjes në provën e parë duke thyer kështu rekordin evropian në peshën 59 KG. Shqipëria merr medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U15-U17 në Moldavi nga Enkileda Carja!”, njofton Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco