Renditja e UEFA-s/ Tre skuadra nga Serie A në tre finalet europiane

Renditja e UEFA-s/ Tre skuadra nga Serie A në tre finalet europiane

18:26, 04/07/2023

 

Tre skuadra nga Serie A në tre finalet europiane. Pavarësisht faktit se asnjë nuk arriti dot të fitonte, kaq ka mjaftuar që futbolli italian të fitojë disa pozicione në renditjen e UEFA-s për sezonin që lamë pas.

Kështu, Serie A tashmë ndodhet e dyta, ku një pozicionim më të mirë se ajo nga UEFA ka vetëm Premier League, kampionati anglez i futbollit. Ndërkohë në shakllën më të ulët të podiumit është Bundesliga gjermane.

Vetëm vendi i katërt në renditje për futbollin spanjoll, ndërsa situata më e rëndë shfaqet për Ligue 1. Elita e futbollit francez renditet e shtata. Vendi i pestë dhe i gjashtë mbahet nga kampionati belg dhe ai holandez. Top 10 sakaq mbyllet nga kampionati portugez, turk dhe zvicerian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco