Lazio 'shënjestron' sulmuesin e Premier League

Lazio 'shënjestron' sulmuesin e Premier League

17:47, 04/07/2023

 

Wilfried Zaha është momentalisht pa ekip pasi i ka përfunduar kontrata me Crystal Palace më 30 qershor. Sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur të largohet nga klubi anglez pas tetë viteve aventurë me ta.

Shpesh është folur se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, si shumë prej yjeve të futbollit. Por siç raportojnë mediat italiane, e ardhmja e Zahas mund të jetë në Serie A.

Ditët e fundit, Lazio ka shfaqur interes për ish-sulmuesin e Manchester United që mund të përforcojë repartin e sulmit. Paga që kërkon Zaha në një sezon është 4 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco