Marash Kumbulla bëhet baba për herë të parë, emri i vajzës

Marash Kumbulla bëhet baba për herë të parë, emri i vajzës

15:01, 03/07/2023

“Mirë se erdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë të dashuruar marrëzisht pas teje”.

Kështu e ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij të parë Marash Kumbulla, përmes një postimi në Instagram, i cili ka marrë shpejt shumë urime, ndër të parët nga Berat Djimsiti, Etrit Berisha dhe lojtarëve të tjerë kuqezinj.

Pra, është një ditë për t’u kujtuar tërë jetën për mbrojtësin shqiptar të Romës, Marash Kumbulla, pasi është bërë baba për herë të parë.

Në Instagram, ai ka ndarë gëzimin e lindjes së vajzës së tij Matilde, duke deklaruar se ai dhe nëna e saj tashmë janë marrëzisht të dashuruar pas saj.

Kumbulla aktualisht është në proces rikuperimi nga dëmtimi i gjurit që pësoi prillin e kaluar, një çarje e ligamentit kruciat.

Pavarësisht sfidës së rikuperimit, ky lajm i gëzuar sigurisht që ka sjellë gëzim në jetën e futbollistit tonë të kombëtares, i cili tashmë do të ketë edhe një tjetër dimension njerëzor, atë të prindit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco